Ligji nuk njeh yje, madje as Ronaldon

0
39

Rastet kur personalitet e njohura të fushave të ndryshme bëjnë shkelje të ligjit janë të shpeshta dhe jo rrallë ata ndëshkohen sikur të gjithë njerëzit e tjerë.

Kështu pritet të ndodhë edhe me ish-futbollistin më të mirë në botë, brazilianin Ronaldo.

“Fenomeni” duket se e ka harruar premtimin e tij. Ish-sulmuesi brazilian, tashmë president i skuadrës së Valadolidit në Spanjë, pati thënë se do të fillonte stërvitjen me lojtarët e tij për të arritur formën. Ndërsa, së fundmi ai është futur në telashe në Spanjë pikërisht për shkak të dembelizmit të tij.

Fituesi i dyfishtë i “Topit të Artë” ka përdorur një patinë elektrike për të lëvizur përgjatë 400 metrave rrugë dhe sipas asaj që bën me dije “The Sun” “fenomeni” mund të marrë një gjobë prej 79 eurosh, sepse është e ndaluar që në trotuar të lëvizësh me patinë elektrike.

Sigurisht që shuma është simbolike, por domethënëse, sepse tregon se para ligjit të gjithë janë njësoj./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu