Nga Ferid Selimi
Mulliri elektrik privat
Ju kujtohet kur pyeta për mullirin e parë elektrik privat në pronësi të shqiptarit në Preshevë e rrethinë?
Dhe pyetjes…
Në cilin lokalitet të Preshevës me rrethinë hapet mulliri i parë elektrik në pronësi të shqiptarit, pjesa dërrmuese përgjigjen:
Në Preshevë.
(Përgjigje jo e saktë.)
Sipas të dhënave mulliri i parë elektrik me pronarë shqiptar hapet në Zhunicë.
Pronarë: Halim, Halil e Nuhi Daliu, djemtë e h. Rufat Halitit, nipat e Daliut të mëhallës së beqirëve rë Zhunicës.
Ky mulli elektrik hapet në vitin 1964.
Para këtij mulliri ishte hapur mulliri i Kooperativës Bujqësore në Preshevë; (i shtetit)
dhe
Mulliri në pronësi të një familjeje serbe në Zhunicë.
Mulliri i vëllezërve Halim, Halil, e Nuhi Daliut ishte i pari në pronësi të shqiptarit në Preshevë e rrethinë dhe funksionoi deri në vitin 1974.
Ka dikush ndonjë të dhënë që e demanton këtë gjetje dhe dokumenton që ka pasur edhe para këtij mulliri, mulli elektrik në pronësi të shqiptarit në Preshevë e rrethinë?
Urdhëroni e dokumentoni!
Në foto Halim (Rufat) Daliu duke bluar në mullirin e tij elektrik në Zhunicë.