Komiteti Olimpik i Kosovës shënon sot ditën më të rëndësishme të saj, që prej themelimit në vitin 1992.
Pikërisht sot gjashtë vjet më parë (9 dhjetor 2014), pas dy dekada e gjysmë përpjekje, KOK-u u bë anëtari i 205-të i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), vendim ky që u morë në sesionin e 127-të të KON-it, të mbajtur në Monako.
Anëtarësimi në KON, iu hapi rrugën federatave sportive të Kosovës për anëtarësim në federatat ndërkombëtare përkatëse.
Për dallim nga vitet e kaluara, këtë herë shkaku i pandemisë Covid 19, KOK-u do ta shënojë këtë ditë në mënyrë më simbolike.
Me këtë rast, zyret e KOK-ut do t’i vizitojë kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi.
Kryeministri Hoti dhe ministrja Dumoshi do të nënshkruajnë një Memorandum Bashkëpunimi me presidentin e KOK-ut, Besim Hasani. Vizita e tyre do të bëhet në ora 14:00.