JAKUP KRASNIQI ARRESTOHET DHE TRANSFEROHET NË OBJEKTIN E PARABURGIMIT TË DHSK-SË NË HAGË
Jakup Krasniqi u arrestua sot në Kosovë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të
Specializuara të Kosovës (“DHSK”), në Hagë.
Arrestimi u krye nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (“ZPS”) në bazë të një aktakuze të konfirmuar për krime
lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe në zbatim të fletarrestimit dhe urdhrit për transferim, të lëshuara nga
gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Në kryerjen e arrestimit, ZPS-ja pati mbështetjen operative dhe logjistike të Misionit të Bashkimit Evropian
për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në pajtim me mandatin e vet dhe me legjislacionin e Kosovës. Edhe
Policia e Kosovës (PK) dha mbështetje operative për ZPS-në.
Në kohën e duhur do të jepet informacion i mëtejshëm duke përfshirë informacion mbi publikimin e
aktakuzës me redaktimet e nevojshme. Në pajtim me rregullën 88 të Rregullores së Procedurës dhe të
Provave, aktakuza bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit.