“Pse ti Albin Kurti reagon vetëm për ngritje aktakuze nga Specialja për bashkëpartiakun Rexhep Selimi?!”

0
1132

Nga Uk Lushi:

Pse ti Albin Kurti nuk reagon për çdo luftëtar të UÇK-së si për Rexhep Selimin?!
A do të reagosh dhe angazhohesh për çdo luftëtar të UÇK-së apo vetëm kënd e veçon dhe selekton ti?!
Për ne ushtarët e lirisë si Rexhep Selimi, si Jakup Krasniqi, si çdo luftëtar tjetër ishin dhe janë UÇK. Ne ushtarët e UÇK-së parti mbi partitë kemi pasë, kemi dhe do ta kemi lirinë e Kosovës.
Albin, ushtria dhe ushtarët jemi të krejt kombit. Nuk ndahen ushtarët, o Albin!
Shumë e ulët sjellja jote! Po më kujtohet këto çaste kur më tregoje para disa vitesh se kishe biseda me Bacën Jakup Krasniqi dhe mbase ai do të kalonte në VV. A vetëm nëse ai do të kishte kaluar në VV do të kishe reaguar?!
Albin, pavarësisht në cilën parti janë ish-ushtarët e UÇK-së sot; dje, sot dhe nesër, ne ish-luftëtarët, të gjithë ishim vetëm në një USHTRI– USHTRINË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS!
Edhe ushtarët që s’jemi në VV jemi UÇK! Edhe shqiptarët që s’jemi në VV jemi shqiptarë!