Në 110 vjetorin e Kongresit të Manastirit, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe Fondacionin Arsimor Kulturor Humanitar, gjatë ditës së sotme do të organizojnë veprimtari kulturore për shënimin e kësaj dite.
Kështu do të organizohet një konferencë shkencore: Lumo Skendo dhe themelimi i revistës “Diturija”.
Po ashtu, do të promovohet botimi anastatik i revistës Diturija (1909-1929). Madje do të ketë edhe ekspozitë nga koleksionet e Biblotekës Kombëtare të Kosovës: Abetarja shqipe (1906-2018), ilustrime dhe tipografi.
Ngjarja do të filloj nga ora 10:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. /OxygenPress.info