Shënohet 110 vjetori i Kongresit të Manastirit

0
40

Në 110 vjetorin e Kongresit të Manastirit, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, në bashkëpunim me  Bibliotekën  Kombëtare të  Shqipërisë dhe Fondacionin  Arsimor Kulturor Humanitar, gjatë ditës së sotme do të organizojnë veprimtari kulturore për shënimin e kësaj dite.

Kështu do të organizohet një konferencë shkencore: Lumo Skendo dhe themelimi i revistës “Diturija”.

Po ashtu,  do të promovohet botimi anastatik i revistës Diturija (1909-1929). Madje do të ketë edhe ekspozitë nga koleksionet e Biblotekës Kombëtare të Kosovës: Abetarja shqipe (1906-2018), ilustrime dhe tipografi.

Ngjarja do të filloj nga ora 10:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.  /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu