Hoti nderon heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në përvjetorin e rënies së tyre

0
91

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me anëtarë të tjerë të kabinetit, bëri homazhe te varret e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, me rastin e 31- vjetorit të rënies së tyre.

“Sot, bashkë me disa anëtarë të kabinetit, bashkëluftëtarë dhe familjarë të dy heronjve bëmë nderimet në përvjetorin e rënies së tyre. Edhe pse në kushte pandemie e me rregulla strikte, prezenca e të gjithëve sot, tregon për respektin që gjithë Kosova ka për heronjtë që sakrifikuan jetën e tyre, për lirinë që ne e gëzojmë sot”, tha Kryeministri Hoti.