Kjo është “Pema e jetës”

0
1082

Frutat tropikale shquhen për vlerat e jashtëzakonshme që  përmbajnë, e veçanërisht arra e kokosit.

Arra e kokosit është aq e pasur dhe e dobishme për organizmin tonë saqë në ishujt e Paqësorit e kanë quajtur atë “Pema e jetës”.

Ne përfitojmë duke ngrënë jo vetëm tulin, por edhe lëngun e tij. Është i ushqyeshëm dhe plot kalori: 100g përmban 360 kalori.

Pse iu bën mirë konsumimi i këtij fruti?

Kokosi është i pasur me minerale dhe është një ushqim mjaft i dobishëm. Bën të mundur që të rivendosë në organizëm mineralet e humbura prej djersitjes dhe është burim i pasur me kalium, magnez, bakër, fosfor, zink dhe hekur.

Ai gjithashtu përmban sheqerna natyrore, aminoacide dhe fibra bimore. Në të gjenden vitamina të shumta si vitamina E, C dhe B efektive kundër dobësimit të muskujve, nervozizmit të tepruar dhe problemeve në rrugët urinare. Ndihmon për të përmirësuar tretjen, mbështet sistemin imunitar, ndihmon për të rregulluar metabolizmin dhe pastruar trupin. Përmban acid lauric, i cili ndikon në zhvillimin e trurit.

Uji i kokosit

Uji është përbërësi kryesor i këtij fruti, më shumë se 50 përqind. Mblidhet në periudhën kur arra e kokosit është ende me ngjyrë të gjelbër dhe është një pije mjaft e freskët. Përmban  vitamina, minerale, karbohidrate dhe aspak yndyrë. Ndihmon tretjen, për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave dhe ndihmon në forcimin e sistemit imunitar. Është gjithashtu diuretik dhe  ndihmon ata që vuajnë nga problemet e veshkave.

Qumështi i kokosit

Qumështi i kokosit merret nga shtrydhja e tulit të këtij fruti duke u përzier me ujë. Është i pasur me vitamina, fibra dhe minerale dhe përmban pak karbohidrate, është pa kolesterol dhe ka shumë pak yndyrë. Konsumohet para ngrënies dhe shkakton ndjesinë e ngopjes duke ndihmuar për të kontrolluar oreksin.

Vaji i arrës së kokosit ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut si në profilaksi, ashtu edhe në kurimin e mjaft sëmundjeve, veçanërisht për lëkurën. Tashmë nga mjekësia moderne ajo konsiderohet si “vaji që bën mrekullitë”.

Vaji i arrës së kokosit është një antioksidant i fuqishëm, duke mbrojtur organizmin nga radikalet e lira, të cilat shkaktojnë plakje dhe degradim të organizmit në përgjithësi.

Vaji i arrës së kokosit ka veprim të trefishtë në organizmin e njeriut për sa i përket rënies në peshë: së pari, ai përmban me shumicë acide yndyrore të pangopura, të cilat rrisin shkallën e metabolizmit të organizmit nëpërmjet rritjes së funksionalitetit të sistemit endokrin, duke lehtësuar mjaft punën e pankreasit. Në këtë mënyrë, organizmi ynë humbet më shumë kalori gjatë aktivitetit të tij, duke bërë që të shkrihen yndyrat.

Përmirëson mjaft tretjen, nëpërmjet përvetësimit më të mirë nga organizmi i vitaminave, mineraleve dhe lëndëve të tjera ushqyese. Yndyrat e pangopura të këtij vaji kanë cilësi anti-bakteriale, të cilat ndihmojnë stomakun dhe zorrët të mbrohen nga parazitët e kërpudhat, të cilat shkaktojnë tretje të ngadaltë dhe çrregullime të tjera në traktin tretës.

Vaji i arrës së kokosit  redukton oreksin duke bërë që personat, të cilën e konsumojnë këtë përpara ushqimit, të hanë më pak./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu