Historia e ëmbëltores më të vjetër në Prishtinë

0
375

Konsiderohet të jetë një nga ëmbëltoret më të vjetra në Prishtinë.

Shumë prej juve, mund të ndjejnë nostalgji për këtë vend.

Kjo ëmbëltore daton që nga viti 1978, e cila edhe sot e asaj dite ndodhet brenda hapësirave të pallatit të rinisë “Elida”.

Ka pasur me mijëra vizitorë, në mesin e tyre edhe figura të shquara.

Në këtë ëmbëltore thuhet se ish presidenti Ibrahim Rugova, kishte pirë kafën e mëngjesit, të drekës e të darkës.

Madje, sipas pronarit  këtu janë mbajtur të gjitha mbledhjet aso kohe. E cila është një prej lokacioneve që është frekuentuar nga shumë njerëz të njohur të artit e kulturës, sidomos duke kujtuar vitet e 90-ta, aty ku është mbledhur elita kosovare.

Gjatë vitit të kaluar madje ishte diskutuar që kjo ëmbëltore të hyj nën mbrojtje të trashigimisë kulturore  të përkoshme.

Tash e 40 vjet, kjo ëmbëltore vazhdon të bëjë bashkë adhurues të ëmbëlsirave, e cila që nga ajo kohë shumë pak ka pasur ndryshime. /OxygenPress.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here