Nga Arjeta Msuliu
Për shumë arësye: që të marrin vëmendje, që ta mbrojnë veten nga ndonjë “gabim” apo “dështim”, apo mbajtjen e ndonjë imazhi që mendojnë se duhet ta kenë.
Edhepse të duket se të tjerët gënjejnë për arësye që të lëndojnë, zakonisht është për shkak të jo-konfidencës së gënjeshtarit. Është instinkt mbijetese sepse frigohen se rrethi (apo ti!) do të kthehet kundër tyre.
Sjellje që mund ti detektoni gënjeshtarët:
1. Zakonisht e prekin fytyrën, veshin, hundën. Kur gënjenë adrenalina rritet dhe në fytyrë shkon më shumë gjak, gjë që i bën njerëzit ta prekin fytyrën;
2. Vendosin duart para folësit për “bllokadë” – ndjejnë veten më komfort kur ka barrier në mes vetes dhe folësit;
3. Rregullojne veshjen (kravatën, byrzylyk) apo mundohen të gjejnë ndonje “pej të padukshëm” në veshje;
4. “Pse kam arësye me gënjy unë?” – kërkojnë logjikë prej teje;
5. “A po me akuzon që jam…” – e kthejnë fokusin te ti që i investigon për diçka.
Edhepse e ndjen veten të ofenduar me gënjeshtër, mundohu ta kuptosh personin që ka gënjy, sepse zakonisht gënjejnë që ta mbrojnë veten nga ndonjë situatë e palakmueshme, se sa që e kanë me qëllim të të lëndojnë ty. Është kryekput jo-konfidencë.
Ta falësh/kuptosh dikë që ka gënjy është forma më e lartë e empatisë. Vetëm se mos fal pa kontrollë, pasiqë edhe të kuptuarit e tjetrit ka një limit. Ky limit është koha jote që investon në njerëz që e vlejnë vëmendjen tënde.