Edhe mbreti në mesin e shoqërisë së dërmuar nuk ndihet mirë dhe i sigurt!

0
83

Nga: Xhabir Hamiti

Ushtrimi i pushtetit dhe sundimi i te tjereve, nuk eshte nje cilesi dhe ves i ri i qenies njeri. Thene ndryshe,deshira per pushtet e hyqmet eshte e vjeter sa eshte i vjeter edhe vet njeriu mbi dheun e tokes.
Mirepo, historia njerezore deri me sot, ka treguar se, vetem pushtetet e drejta te cilat e kane dashtur vendin e vet pernime e me hakikat, si dhe kane punuar drejte e jane angazhuar fuqishem per interesin e te gjithe qytetareve pa dallim, jane ato pushtete qe kane pasur sukesese dhe qe jane permendur e permenden gjithemone per te mire.
Ndersa, ai pushtet si dhe ata pushtetar, te cilet ne llogari te pasurimit personal, familjar dhe klanor, ua kane hanger dhe ua kane grabitur edhe kafshaten e bukes qytetareve te vet, te tilleve, ne nje dite te caktuar, ofshamat dhe mallkimet e te demtuareve padrejtesishte, u jane hakmarrur fuqishem dhe pameshireshem !
Prandaj, motoja e çdo pushtetari duhet të jete dashuria per vendin dhe interesin kolektiv te popullit, drejtesia dhe barazia per te gjithe qytetaret, dhe ne asnje menyre jo egoja e te qenurit mbi te tjeret si dhe pasurimit personal ne kurriz te te tjereve.