Janë zhvilluar ndeshjet e rrethit të dytë të Digitalb Kupës së Kosovës.
Të gjitha ndeshjet filluan me një minutë heshtje në shenjë respekti për viktimat e tërmetit të ndodhur këtë javë në Shqipëri.
Ndeshja më interesante ishte ajo në Suharekë, ndërmjet Ballkanit dhe Dritës, e cila në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll baras 1:1, derisa në serinë e penalltive më e mirë u tregua skuadra e Ballkanit, e cila fitoi me rezultat 5:4.
Mjaft interesant ishte edhe dueli në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku Feronikeli e mundi Llapin, me rezultat 1:0, me golin e Haxhi Nezirajt, në minutën e 87-të.
Rezultatet komplete të rrethit të dytë
2 Korriku – Istogu 1:0
Dukagjini – Besa 2:1
Vëllaznimi – Ferizaj 2:4
Vitia – Ramiz Sadiku 5:1
Ulpiana – Liria 1:3
Malisheva – Gjilani 0:3
Ferronikeli – Llapi 1:0
Dardana – Vllaznia 3:3 – 4:3 në vazhdime
Ballkani – Drita 1:1 – 5:4 me penallti
Dardanët – Trepça’89 0:5
Flamurtari – Vushtrria 1:3
Minatori – Prishtina 0:4
Drenica – Fushë Kosova 3:1
Trepça – Drenasi 1:1 – 2:1 në vazhdime
A&N – KEK-u 4:1
Arbëria – Onix 1:0