Macja më vdekjeprurëse në botë

0
780
E000976

Janë të njohura si kafshë me reflekse të shpejta dhe kafshime të fuqishme.

Me kthetrat e tyre janë në gjendje edhe të marrin jetë njeriu, ndërsa për instinktet e tyre të gjuetisë është thënë të jenë disa nga  më të mirat.

Në mesin e tyre hyjnë luanët, leopardët dhe getopardët, të cilat vijnë nga familjet e maceve të mëdha.

Megjithatë, jo të gjitha kafshët nga kjo familje e maceve duhet të jenë të mëdha për të qenë vdekjeprurëse.

Disa prej tyre mund të jenë edhe  shumë të vogla …

Është një nga kafshët më të bukura. Nga pamja e jashtme të jep një përshtypje se është kafsha më e butë që keni parë ndonjëherë.

Është macja më e vogël në botë, mirëpo nuk është si macet e tjera.

Kjo mace është e njohur si macja e zezë vdekjeprurëse e Afrikës, një specie e veçantë e quajtur Gyra.

Peshon jo më shumë se 2 kilogramë, por madhësia e saj nuk krahasohet me dëmet që kjo kafshë mund të shkaktoj.

Macet me këmbë të zeza janë vendase në jugperëndim të Afrikës së Jugut, ndërsa jetojnë në kushte ekstremisht të thata.

Macja vdekjeprurëse më e vogël e Afrikës, konsiderohet si një ndër kafshët më vdekjeprurëse në tokë.

Duken sikur të gjitha macet e zakonshme, mirëpo më të vogla.

Gjinia mashkullore e kësaj race të veçantë ka një madhësi prej 43 centimetrave ndërsa ajo femërore arrinë deri në 37 centimetra.

Kjo mace është një grabitqare e pa mëshirë, për një natë arrinë të vras një numër të madh të brejtësve apo zogjve të vegjël.

Gjuetia e tyre kërkon kohë dhe durim, ato janë në gjendje ta ndjekin prenë e tyre deri në 35 kilometra.

Gyra, apo siç njihen ndryshe macet me këmbë të zeza, janë shumë të shpejta dhe gjuajnë natën, ndërsa madhësia e tyre u krijon një avantazh ndaj grabitqarëve të tjerë duke iu mundësuar të kamuflohen nën terrin e natës.

Konsiderohet si macja më vdekjeprurëse në botë, sepse shkalla e suksesit të tyre në gjueti është jashtëzakonisht e lartë.

Kur këto mace dalin për të ndjekur prenë e tyre arrijnë sukses në 60% të rasteve.

Për fat të mirë, ne mund t’i admirojmë këto kafshë pa frikë, pasi që njerëzit nuk janë në listën e tyre të ushqimit.

Sidoqoftë, këto kafshë edhe pse janë të rrezikshme, janë të mbrojtura nga njeriu kur bëhet fjalë për gjueti, këto mace janë listuar së fundi si të pa prekshme nga IUCN./OxygenPress.Info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu