Kosovare Asllanit i është ndërtuar statujë në Suedi

0
58

Kosovare Asllanit i është ndërtuar në statujë në Suedi në shenjë nderimi për arritjet në botën e futbollit.

Futbollistja që luan për klubin e Linkopings FC dhe mbrojn ngjyrat e shtetit suedez, ka pohuar se kjo është ndër rastet e para që i bëhet një nderim i tillë një femre që merret me sport.

“WOW. Jam jashtëzakonisht shumë krenare të jem ndër femrat e para futbolliste që nderohet me një statujë në Suedi”, shkroi fillimisht shqiptarja.

Me iniciativë të ‘Football Forevher’, e nisur nga Coca-Cola dhe nga Federata Suedeze e Futbollit, ne dëshirojmë të theksojmë rëndësinë e dukshmërisë në rritje për lojtare femra”.

“Bashkë mund të krijojmë barazi gjinore në futbollin suedez. Bashkë shkruajmë historinë”, ka shkruar futbollistja shqiptare në llogarinë personale në Facebook.

Pos asaj, edhe tri futbollisteve të tjera i janë ngritur statujat – Caroline Seger, Hedvig Lindahl dhe Nilla Fischer.