OBSH: Kufizimet e udhëtimeve nuk ndalojnë përhapjen e Omicron

0
274

Kufizimet e plota të udhëtimeve nuk parandalojnë përhapjen ndërkombëtare të variantit të ri të COVID-19Omicron. Deklarata është bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, pasi dhjetëra shtete bllokuan udhëtimet me Afrikën e Jugut.

Në udhëzime të publikuara më 30 nëntor, ekspertët e OBSH-së u shprehen se në vend të bllokimit të udhëtimeve, shtetet duhet të praktikojnë masa që bazohen në të dhënat për infektimet. Ekspertët sugjerojnë testimin e pasagjerëve dhe aplikimin e karantinës.

OBSH thotë se ndalimi total i udhëtimeve po ndëshkon padrejtësisht Afrikën e Jugut.