Moti i keq mbyll pothuajse gjithçka në jug të Italisë

0
323

Për shkak të afrimit të stuhive, shkollat u mbyllën si masë paraprake në të gjithë Italinë e Jugut.

Kryetari i bashkisë së Napolit, Gaetano Manfredi, ka vendosur të mbyllë edhe shumicën e parqeve për shkak të rrezikut të rënies së degëve, sipas urdhërit së bashkisë.

Po kështu, do të mbyllen edhe varrezat.

Sipas kryebashkiakut të ishullit të Iskias, Enzo Ferrandino, shkollat ​në Gjirin e Napolit, do të qëndrojnë të mbyllura gjithë ditën e sotme.

Mbrojtja Civile ka lëshuar një rritje të nivelit të alarmit për rajonin jugor italian të Campanias, ndërsa meteorologët presin reshje të dendura shiu dhe stuhi.

Në qytetin lagunor të Venecias, autoritetet paralajmëruan për një tjetër përmbytje.

Pothuajse 60% e vendkalimeve për këmbësorë pritet të jenë nën ujë.

Qyteti planifikon të hapë sistemin e tij të mbrojtjes nga përmbytjet.

Sistemi i mbrojtjes nga përmbytjet synon të mbrojë Venecian nga stuhitë. Ai përbëhet nga 78 barriera që qyteti mund t’i ngrejë në treja hyrjet dhe është funksional që nga viti 2020.

Projekti miliarda dollarësh është i diskutueshëm pasi korrupsioni, burokracia dhe interesat vetjake politike dhe ekonomike kanë vonuar ndërtimin e tij për një kohë të gjatë.