SHBA: Të shqetësuar nga eksperimentet bërthamore të Kinës

0
216

Kina nga pikëpamja ushtarake është në zgjerim të shpejtë dhe kjo është shumë shqetësues, pasi Pekini ka eksperimentuar raketa strategjike hipersonike verën e kaluar, deklaroi gjenerali Mark Milley, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura amerikane.

Raketat hipersonike, gjenerata e fundit e armëve strategjike, janë të afta të mbajnë koka bërthamore në distanca të mëdha duke fluturuar deri në pesë herë më shpejt.

Ato janë shumë më të manovrueshme se raketat balistike dhe janë praktikisht të pamundura për t’u përgjuar nga teknologjitë aktuale të mbrojtjes raketore dhe të mbrojtjes ajrore.

Këto raketa tashmë janë testuar me sukses dy vjet më parë nga Rusia dhe, kohët e fundit, nga Koreja e Veriut.

Kohët e fundit ”Financial Times” shkroi se testet kineze tronditën Amerikën.

”Testimi i armëve hipersonike paraqet një ngjarje shumë domethënëse. Kjo është shumë shqetësuese”, shtoi gjenerali.

”Nuk e di nëse është si rasti i ‘Sputnik’, por është pothuaj shumë afër. Ai e kapi vëmendjen tonë të plotë”, theksoi ai.

Kreu i ushtrisë amerikane kujtoi më tej se si ushtria kineze deri në vitin 1979 ishte një këmbësori e madhe e formuar në thelb nga fshatarët, duke u shndërruar sot në forca të armatosura shumë të afta që mbulojnë çdo fushë të mbrojtjes e me ambicie globale.