Lista e gjerë e Kosovës A

0
317

Përzgjedhësi i Kosovës A, Christos Marmarinos në konsultim me shtabin teknik ka shpallur listën e gjerë të basketbollistëve për ndeshjet e Nëntorit. Në listën e gjerë janë 17 basketbollistë, të cilët do të mbikëqyren nga Shtabi Teknik dhe Drejtori i Përfaqësueseve, Granit Rugova dhe më pas do të shpallet lista përfundimtare.

Përzgjedhësi Marmarinos në fillim të muajit Nëntor do të vjen në Kosovë, ku së bashku me Rugovën do të takojnë lojtarët dhe do t’i shohin nga afër ndeshjet, ku aktivizohen basketbollistët e Kosovës.

Për shkak të rregullave nga FIBA nuk do të ketë grumbullim dhe 12-shja përfundimtare do të shpallet më 20 Nëntor, kurse më 22 Nëntor do të udhëtojnë drejt Norvegjisë, ndërsa ndeshja kundër norvegjezëve do të zhvillohet më 25 Nëntor.

Basketbollistët më 26 dhe 27 Nëntor do të stërviten në Prishtinë, kurse më 28 Nëntor do të përballen me Danimarkën.

Sa i përket të ftuarve, për herë të parë te Kosova A është ftuar basketbollisti i talentuar që luan në Belgjikë, Fatlind Shoshaj dhe kapiteni i Sigal Prishtinës, Muhamedali Janjeva.

Numri i Kombëtareve pjesëmarrëse në parakualifikime të Euro 2025 është 10, ku një grup përbehet nga katër kombëtare, kurse dy grupe tjera me nga tre kombëtare.

Katër skuadra, tre fituesit e grupeve, dhe një kombëtare e cila është e renditur në pozitën e dytë më së mirë do të kualifikohen për raundin e dyte para-kualifikues. Raundi i dytë do të mbahet midis gusht 2022, nëntor 2022, shkurt 2023.

Lista e gjerë

  1. Divine Myles
  2. Valon Bunjaku
  3. Fatlind Shoshaj
  4. Arti Hajdari
  5. Dardan Berisha
  6. Mikaile Tmusic
  7. Denis Zenelaj
  8. Erjon Kastrati
  9. Altin Morina
  10. Meriton Ismaili
  11. Drilon Hajrizi
  12. Samir Zekiqi
  13. Muhamedali Janjeva
  14. Gëzim Morina
  15. Fisnik Rugova
  16. Urim Zenelaj
  17. Dion Sheqiri