NATO takim pas përplasjeve diplomatike me Rusinë

0
412

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të takohen sot pas një përballjeje të re me Rusinë, pas mosakreditimit të të dërguarit të saj dhe zyrën e NATO-s në Moskë gati për mbyllje.

”Diplomatët në Bruksel ishin oficerë ruse të padeklaruar të shërbimeve sekrete”, theksoi NATO.

Në përgjigje, Rusia ka thënë se do të pezullojë përfaqësimin e Moskës në NATO pasi aleanca qartazi nuk dëshiron dialog.

Marrëdhëniet e aleancës perëndimore me kundërshtarin e saj tradicional, Rusinë, janë tensionuar gjithnjë e më shumë që nga aneksimi i Krimesë nga Moska në vitin 2014.

Rusia, nga ana tjetër, ka sinjalizuar vazhdimisht vendosjen e forcave të NATO-s pranë kufijve të saj.

Vendet anëtare do të diskutojnë strategjinë e përbashkët të parandalimit dhe mbrojtjes, investimet në teknologjitë e reja duke përfshirë planet për një fond prej rreth një miliard euro, plus zhvillimet në Afganistan.

Prania gati 20-vjeçare e NATO-s në Afganistan përfundoi në gusht, kur grupi militant islamik taleban rimori pushtetin.