Ambasadori i ri i SHBA-së në Kinë thotë se gjenocidi ndaj myslimanëve ujgurë duhet ndaluar

0
584

I nominuari nga Presidentit Joe Biden për të qenë ambasador i SHBA-së në Kinë, Nicholas Burns, u shpreh i ashpër me Kinën, në seancën e tij të konfirmimit para Senatit, duke thënë se gjenocidi në Xinjiang, abuzimet në Tibet dhe ngacmimet ndaj Tajvanit duhet të ndalen.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe qeveria amerikane e kanë cilësuar trajtimin e Kinës ndaj myslimanëve ujgur në rajonin Xinjiang “gjenocid”, një karakterizim që Kina e refuzon.

Burns, 65 vjeç, një diplomat karriere dhe ish-ambasador i SHBA-së në NATO, tha se Uashingtoni ka të drejtë të kundërshtojë veprimet e Pekinit që minojnë status quo-në e Tajvanit.

“Administrata dhe Kongresi duhet të ndihmojnë Tajvanin të mbajë një aftësi të mjaftueshme vetëmbrojtëse, siç thotë qartë Akti i Marrëdhënieve me Tajvanin”, tha Burns në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk mund t’i besojnë Kinës për të përmbushur angazhimet që ka marrë ndaj Tajvanit.

Burns gjithashtu diskutoi gjerësisht pikëpamjen e tij se Kina është relativisht e izoluar ndërkombëtarisht, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

“Kinezët janë kaq agresivë, ata kanë nxitur shumë kundërshtime ndaj tyre. Dhe unë mendoj se ne nuk duhet të ekzagjerojmë pikat e tyre të forta, ose të nënvlerësojmë pikat e forta të Shteteve të Bashkuara”, tha Burns.

Burns gjithashtu tha se Pekini po fajëson botën për origjinën e vaksinës së koronavirusit.