Komandanti i ri i KFOR-it: Mbetemi të përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Kosovë

0
90

Komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari, ka thënë se do të bëjë më të mirën e mundshme gjatë mandatit të tij njëvjeçar.

Ai në ceremoninë ku e pranoi detyrën nga ish-komandanti i kësaj force, Franco Federici, deklaroi se paraardhësi i tij ka bërë punë të shkëlqyeshme.

“Dua të falënderoj komandantin Franco Federici për punën e shkëlqyeshme që ka bërë, veçanërisht për përkrahjen e përkushtuar dhe shoqërinë gjatë përgatitjeve të mia vitin e kaluar, faleminderit shumë”.

Kajari ka deklaruar se do të ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

“Unë zotohem të ndjek të kaluarën që paraardhësit e mi e ndoqën gjatë viteve të fundit. Unë e konsideroj si detyrë që KFOR-i të kalojë në këtë rrugë për të ruajtur besueshmërinë e tij në përmbushjen e misionit dhe për të qëndruar i përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Kosovë”, ka thënë ai.