Suedia dhe Danimarka kanë pezulluar administrimin e vaksinës anti covid nga Moderna për grupmoshat e reja.
Ky vendim ka ardhur si rezultat i raportimeve për efekte anësore të rralla, si miokarditi.
Agjencia Suedeze e Shëndetësisë ka thënë se administrimi i vaksinës Moderna Spikevax do të ndërpritet për të rinjët pasi të dhënat treguan rritje të rasteve të miokarditit dhe perikarditit pas vaksinimit.
Këto kushte përfshijnë një inflamacion të zemrës.
Në anën tjetër, autoritetet nga Danimarka kanë theksuar se administrimi i vaksinës Moderna është ndërprerë për personat nën moshën 18-vjeçare.
“Në të dhënat paraprake, ekziston dyshimi për një rrezik në rritje të inflamacionit të zemrës, kur vaksinoheni me Moderna”.
Që të dyja vendet tashmë kanë rekomanduar marrjen e vaksinës Comirnaty, nga Pfizer/BioNTech.
Së fundmi, edhe Norvergjia ka rekomanduar vaksinën Cominarty për personat nën moshën 18-vjeçare, duke theksuar se efektet anësore të rralla mund të ndodhin e veçanërisht për djemtë dhe të rinjët, pas marrjes së dozës së dytë.
EMA ka miratuar përdorimin e Comirnaty në maj.