Shqipëria, i vetmi vend në rajon, me taksë zero për biznesin e vogël

0
156

Kryeministri Edi Rama duke folur sot në seancën plenare të Kuvendit, deklaroi se Shqipëria është i vetmi vend në rajon, me biznesin e vogël me taksën zero.

“Kujt i thoni ju vendi më kështu e vendi më ashtu? Merrni shikoni rajonin, merrni shikoni tabelat e çmimeve, merrni shikoni tabelat e pagave. Merrini shikojini të gjitha”, u shpreh Rama.

“Jam shumë dakord unë që të ardhurat janë ende të ulëta në raport me sfidat, patjetër. Jam shumë dakord unë që të ardhurat gjetkë janë më të larta. Po sa paguajnë ata andej? Sa paguajnë? Se atyre që më thonë që dakord kjo, dakord ajo, po ata në Gjermani e kanë pensionin kaq dhe e kanë rrogën aq, dua t’u them po mirë pyesni pak nga ajo rroga dhe nga ai pensioni sa paguajnë? Sa taksa paguajnë ata? Sa sigurime paguajnë ata? Sa nga ajo që ata marrin i kthehet përsëri shoqërisë?”, tha Rama.

“Po këtu? Pikërisht për të mos rënduar në këtë fazë njerëzit dhe ata që kanë nevojë për më shumë mbështetje, jemi i vetmi vend në rajon, në Evropë po e po, me biznesin e vogël me taksën zero. Ma gjeni kush e ka taksën zero. Ma gjeni? Zero. Jo 0.1, zero. Me tvsh-në zero, deri në 100 milionë xhiro”, tha Rama.

Natyrisht, shtoi Rama, “të gjitha këto, janë para’ që ne i kemi hequr nga mundësia për t’i pasur në arkën e shtetit dhe këto historitë me subvencionime dhe këto historitë me ulje tvsh-je këtu, ulje tvsh-je aty, çfarë duan të thonë këto në fund të fundit, se dikush duhet t’i paguajë ato? A ju e keni gjetur zgjidhjen që hajdutët, oligarkët, koncesionet. Këto vlejnë për veshët e atyre që ju besojnë pa mendje. Këto mund t’ua thoni atyre, por ata nuk janë shumicë, dhe nuk kanë për t’u bërë shumicë. Shumica dëgjon me mendjen e vetë, nuk dëgjon se kështu tha pengu, apo kështu tha pengmarrësi. Shumica dëgjon me mendjen e vetë. Shumicën mos e tallni në inteligjencën e vet”.

“Se unë e kuptoj që ju habiteni. Jam i bindur që ju habiteni, në mënyrë xhenuine se si zgjoheni gjithmonë ditën e nesërme të zgjedhjeve dhe jeni prapë të mundur. Dhe patjetër që e kërkoni arsyen në forca mbi natyrale ose në forca nëntokësore. Jo fare, arsyeja është këtu çfarë mbillni këtu 4 vjet shkoni e korrni atje. Dhe çdo pështymë që e hidhni këtu dhe çdo tallje që i bëni këtu inteligjencës së këtij populli, e mbillni, shkoni korreni atje. Ky është thelbi”, theksoi Kryeministri Rama.