Nobelisti Gurnah, ish-refugjati që rrëfen emigrimin

0
131

I ardhur si refugjat në Britaninë e Madhe, ku jeton edhe sot, në fund të viteve 1960, Çmimi Nobel për Letërsinë 2021, Abdulrazak Gurnah, 73 vjeç, është autor i dhjetë romaneve dhe i një serë tregimesh të shkurtra.

Veprat e tij ndërthuren nga çështja e refugjatëve dhe, në to, ai shtrembëron perspektivën koloniale për të nxjerrë në pah atë të popujve autoktonë.

I lindur në 1948 dhe i rritur në ishullin Zanzibar të Oqeanit Indian, Gurnah i përkiste grupit etnik të shtypur nën regjimin e presidentit Adeid Karume dhe pasi mbaroi shkollën u detyrua të linte familjen e tij dhe të largohej nga vendi, atëherë Republika e sapoformuar e Tanzanisë.

Ai ishte 18 vjeç.

Vetëm në 1984 ai pati mundësi që të kthehej në Zanzibar, ku pa sërish babanë e tij pak para vdekjes.

Gurnah ishte, deri në daljen e tij në pension, profesor i letërsisë angleze dhe postkoloniale në Universitetin e Kentit, në Kanterbëri, ku iu përkushtua kryesisht shkrimtarëve, si Wole Soyinka, Ngũgĩ wa Thiong’o dhe Salman Rushdie.

Romanet e tij më të famshëm janë “Parajsa”, që u zgjodh si për çmimin Booker, ashtu edhe për atë Whitbread, “Desertion” dhe “By the Sea”, që u zgjodhën nga ana tjetër për Booker dhe Los Angeles Times Book Award.

Gurnah filloi të shkruajë në moshën 21 vjeçare, në mërgim dhe megjithëse suahilishtja ishte gjuha e tij e parë, anglishtja u bërë gjuha e tij letrare.

Ai debutoi në 1987 me “Memory of Departure”.