Dua Lipa bëhet artistja e parë femër që ka pesë këngë me mbi 1 miliardë transmetime në Spotify

0
565
Rolling Stone | Dua Lipa Photo by Bryan Derballa

Dua Lipa emërohet artistja e parë femër që ka pesë këngë me mbi një miliard transmetime në shërbimin e transmetimit muzikor Spotify.

Këngëtarja e ‘Levitating’ publikoi në InstaStory lajmin nga një ‘fanpage’ i cili bëri të ditur se këngëtarja me këngën e titulluar ‘Levitating (Remix)’ ka kaluar 1 miliard shikime në Spotify.

‘Dua Lipa, artistja e parë femër me 5 këngë me mbi 1 miliardë transmetime Spotify’, thuhet në njoftim.

Katër këngët e artistes që kanë mbi 1 miliard transmetime në Spotify janë: ‘New Rules’, ‘One Kiss’, ‘IDGAF’, ‘Don’t Start Now’ dhe ‘Levitating’.