YouTube do t’i ndalojë të gjitha videot me përmbajtje kundër vaksinimit

0
495

YouTube do të ndalojë të gjitha videot që janë kundër vaksinimit dhe ato që përmbajnë dezinformata të tjera rreth vaksinave.

Ky është veprimi i fundit që ka ndërmarrë YouTube derisa përpiqet që të vendosë politikën e saj për dezinoformatat në mes të pandemisë.

YouTube është vetëm një nga shumë platformat që gradualisht kanë shtrënguar politikat e tyre mbi dezinformatat për koronavirusin, shkruan The Independent.

Platforma e videove që është në pronësi të Google tha se deri më tani janë hequr 130,000 video si rezultat i kësaj mase.

Sipas rregullave të reja, çdo përmbajtje që pretendon në mënyrë të rreme se çdo vaksinë e miratuar është e rrezikshme dhe shkakton probleme kronike shëndetësore do të hiqet, ashtu si edhe videot që përfshijnë dezinformata në lidhje me përmbajtjen e vaksinave.