Lajçak bën thirrje që të ulen tensionet në veri

0
168

I dërguari nga Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se i ka informuar ambasadorët për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka thënë që ka bërë thirrje për ulje të tensioneve.

“Është shumë e rëndësishme që të ulen tensionet dhe të rivendoset paqja dhe lejimi i lëvizjes. Ne jemi të gatshëm për t’i lehtësuar bisedimet për të gjitha çështjet e hapura në dialog”, ka shkruar ai.