Ministri Sveçla thotë se aleatët ndërkombëtarë ishin të paralajmëruar për veprimet e sotme

0
499

Pas zhvillimeve të sotme, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se të gjitha veprimet në kufi, ishin në koordinim me aleatët e Kosovës.

Sipas tij zbatimi i kësaj pike të marrëveshjes për targat, është një e drejtë legjitime e shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Sa i përket sigurisë në vazhdimësi ne angazhojmë kapacitet tona si shtet i Kosovës”.

”Koordinohemi me gjithë aleatët tanë, e edhe për këtë rast ata kanë qenë të njoftuar. Zëvendëskryeministri Bislimi i ka paralajmëruar këtë veprim. Më 15 shtator kjo marrëveshje ka skaduar si afat dhe rrjedhimisht ka qenë çështje e organizimit të resurseve”.

”Për sa i takon barrikadave i bëj ftesë gjithë qytetarëve të Kosovës që mos të bllokojnë rrugët, qarkullimi është e drejtë themelore i të gjithë qytetarëve dhe krejt çka bëjmë është dëmtojnë edhe qarkullimin e vetvetes”, tha ai.