Lajçak: Bislimi tha se s’ka arkiv të UÇK-së, deklarata e tij u keqkuptua në Kosovë

0
589

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se takimet që pati në Kosovë ishin të dobishme.

Ai para gazetarëve foli edhe për hapjen e arkivave dhe për deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, për të cilën tha se u keqkuptua në Kosovë, njofton Klan Kosova.

“Bislimi më tha se nuk ka arkiva të UÇK-së, por vetëm arkiv shtetëror”.

Lajçak për këtë çështje shtoi se s’ka pasë diskutime specifike në mes të Bislimit dhe Petar Petkoviqit nga pala serbe.

Emisari europian foli edhe për takimet që pati me opozitën.

“Është e rëndësishme për opozitën që të luajë rol në dialog dhe të kuptojë rëndësinë e dialogut për Kosovën.  Liderët e opozitës e bënë të qartë se do ta mbështesin procesin dhe qeverinë, si dhe të angazhohen në dialog. Edhe komuniteti i biznesit e ka kuptuar se sa i rëndësishëm është dialogu për Kosovën dhe ekonominë e saj”.

Ndërkaq, Lajçak tha se takimi i ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë do të caktohet pasi të flasë edhe me palën serbe.

“Kemi folur për datat e mundshme dhe sigurisht për këtë duhet të diskutojmë edhe në Beograd para se të lëshojmë diçka. Gjithmonë është rrezik të flitet për datën dhe kohën e mundshme të arritjes së marrëveshjes. Por, ajo çka është e rëndësishme se të dyja palët janë të angazhuara në këtë diskutim, por procesi është duke shkuar përpara dhe kjo është më e rëndësishmja”.