Varianti “Mu” i afrohet Shqipërisë, konfirmohen rastet e para në vendin fqinj

0
1734

Greqia ka konfirmuar 6 rastet e para të variantit Mu të Covid-19.

Organizata Kombëtare e Greqisë për Shëndetin Publik ka deklaruar se 6 rastet po monitorohen nga OBSH.

Mediat greke raportojnë se dy raste të variantit të ri u identifikuan në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës, dy të tjera në Argolida në rajonin verior të Peloponezit, një në Atikë, dhe një tjetër në Akaia, gjithashtu në Peloponez.

Shifrat e të infektuarve me variantin Delta janë shumë të larta, ku vetëm sot në Shqipëri janë shënuar 899 të infektuar me Delta.