Harris komenton bisedën e djeshme me Osmanin: Të forcojmë marrëdhëniet SHBA-Kosovë

0
170

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, thotë se ishte knaqësi që gjatë ditës së djeshme bisedoi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për ta falënderuar për mikpritjen e refugjatëve afganë.

Harris nëpërmjet një cicërime në Twitter bën të ditur se bashkë me presidenten Osmani u pajtuan që të vazhdojnë forcimin e marrëdhënieve të rëndësishme SHBA-Kosovë.

“Ishte kënaqësi të flisja me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të shprehur falënderimin e shtetit tonë për Kosovën për mikpritjen e afganëve në Kampin Bondsteel. Ne u pajtuam të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet e rëndësishme SHBA-Kosovë”, shkruan Harris.