Shtyhet FemArt – Festivali Ndërkombëtar për Artiste dhe Aktiviste

0
37

Situata e përkeqësuar me Covid-19 dhe versioni Delta dhe masat e Qeverisë kanë bërë që Artpolis të marrë vendim për shtyrje të Festivalit FemArt për javën e parë të tetorit.

Më 1-6 tetor 2021 FemArt do të jetë sërish afër publikut me shfaqje, performanca, muzikë, poezi, ekspozita, punëtori, raporte e konferenca përmes edicionit të 9-të, që vjen me moton “F… Seksizmit”.

Festivali FemArt do të mbahet me respektim të plotë të masave kundër Covid-19 dhe versioni Delta, e vetëm personat e vaksinuar do të mund të jenë prezent në këto aktivitete artistike.

Me ART kundër seksizmit, të VAKSINUAR kundër pandemisë!