Njoftim rreth përqindjes të popullatës së vaksinuar

0
1283
Nga Ministria e Shëndetësisë – Republika e Kosovës

Muajin gusht e filluam me 15.7% të popullatës së vaksinuar, dhe po e përfundojmë me 31% të popullatës të vaksinuar.

Sipas të dhënave të fundit, Kosova shënon rekordin mujor të përqindjes të popullatës së vaksinuar krahasuar me vendet e rajonit.

Rekordi mujor i shteteve të rajonit deri më tani është: Slloveni 11.6% (Maj 2021), Kroaci 14.4% (Maj 2021), Serbi 8.7% (Janar 2021), Maqedoni e Veriut 10.2% (Gusht 2021), Bosnje e Hercegovinë 5.7% (Korrik 2021), Shqipëri*10% (Prill 2021), Mali i Zi 14.9% (Maj) dhe Kosovë 15.3% (Gusht 2021).

Burimet: Our World In Data, Ministria e Shëndetësisë – Republika e Kosovës.
*Projeksion