Reagon ministria e Drejtësisë lidhur me kontraktimin e eskpertëve që Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë

0
187

Ministria e Drejtësisë është e shqetësuar nga lajmi i publikuar sot në media lidhur me kontraktimin që Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë me mjekë jo-ligjor për të dhënë mendime dhe ekspertiza ligjore, mbi të cilat pastaj janë nxjerrë vendime gjyqësore.

Lidhur me pretendimet për kontraktimin e paligjshëm të  ekspertëve që nuk janë ekspertë mjekoligjor, ende nuk kemi parë një reagim të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Një veprim i tillë e dëmton funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe cenon liritë dhe të drejtat e palëve në procedurë.

Ministria e Drejtësisë me të kuptuar shkeljet me pagesat e kundërligjshme që i kemi adresuar përmes konferencës ditë më parë, ka filluar menjëherë të ndërmarrë veprime për ndalimin e një skeme të tillë të kundërligjshme dhe bashkëvepruese ndërmjet akterëve të lartcekur.

Ministria e Drejtësisë është e pakompromis deri në eliminimin e çdo parregullsie dhe paligjshmërie pavarësisht se nga kush janë bërë.