Një shtëpi e varur mbi skajin e një shpati

0
120

Ishte një ëndërr e vërtetë, tani është një realitet. Një arkitekt rus ka projektuar dhe ndërtuar një “shtëpi në formë tubi” prej çeliku inoks, e kompletuar me një banjë, dhomë gjumi dhe një kuzhinë.

Vendbanimi i çuditshëm – i cili ka një diametër prej 3.5 metrash dhe një gjatësi prej 12 metrash varet mbi skajin e një shpati, duke dhënë iluzionit sikur po lundron. Apartamenti është instaluar në parkun Nikola-Lenivets pranë qytetit të Moskës.

Tubi prej 12 tonësh mbahet në nivel falë një “kafazi përforcues” nëntokësor dhe një pllake betoni në njërën anë, të cilat veprojnë si kundërpeshë. Brenda, dekorimi është elegant dhe minimal, me një kuzhinë prej druri të errët, një tryezë ngrënieje dhe një krevat dopio. Shtëpia ka dhe një ballkon, i cili qëndron në pikën më të ngritur të saj.