Secili prej nesh mund të bëhemi me të meta, nuk ka siguri jeta!

0
205

Puna si përkthyese shpesh e ka vrarë shpirtin tim,por edhe jam bërë më e fortë.

Rastet më të vështira kanë qenë përkthimet e nënave me fëmijë të sëmurë me sindromin down, me të meta psiqike apo fizike.

E kujtoj me shumë emocion një rast.

Rasti i zonjës Lea.

Ajo kishte vetëm dy vite që ishte martuar në Zvicër, akoma se njihte as gjuhën e vendit.

Kishte mbetur shtatzënë dhe sipas mjekëve diçka nuk ishte në rregullt me shtatzëninë.

Kisha marr ftesën nga spitali për të përkthyer.

Kur mjeku tha : “Zonjë, ju do të sillni në jetë një fëmijë me sindrom dawn ..”  këto fjalë ranë si bombë mbi kokën time.

Mblodha forcat, u mundova të gjejë fjalët e vërteta, mendimet e duhura dhe i thash ” Zonjë sipas mjekut fëmija është me autizëm, por ne po mbështetemi në zotin, në shpresën e shërimit …mos u dorzo …po lutemi ..”

Ajo u zverdh në fytyrë, u ligështua.

E mora për dore dhe u ulëm te stoli i parë para hyrjes së spitalit.

I bleva një shishe me ujë.

Pranë nesh kaloi një grua kah mosha gjashtëdhjetë, ajo ishte paciente aty,kishte problem me eshtrat.

Menxi  ecte duke u mbajtur për bastuni.

Ato dya njiheshin.

Lea i tregoi për mërzinë që i kishte rënë mbi kokë.

Ajo i tha: abortoje !

Leas i shkuan lotët.

Unë iu drejtova: “zonjë, e para, për abortim është vonë, por dua të të pyes diçka : në rast se ti nuk mundë të ecësh fare, dhe mbetesh sakat, a duhet me të mbytë fëmijët e tu?”

Ajo mori një çehre të vranët dhe heci tutje,…

Zonja Lea me një zë që menxi e nxirrte, më tha: “a ke kohë të lutem, dua të pyes mjekun se si është jeta e këtyre fëmijëve”

“Po , i thash, tani e kërkoj mjekun.

Mund të pyesësh sa të duash, kohë kam dhe këtë përkthim po e bëj falas”

Mjekun e takuam te restorani.

Na pranoi me shumë respekt.

“Zonjë , tha mjeku,një pacient i imi me autizëm, tani është 13 vjeçar.

Ai nuk fliste dhjetë vite me radhë , por qante dhe qirrej.

Nuk hante, e kan ushqyer artificialisht, apo me dhunë.

Është sjellur keq me njerëz, i ka gërvishur.

As në toalet nuk ka shkuar vetë.

Ishin vite të rënda për familjen, por tani ai qeshë,han,flet, i bie harmonikës dhe punon.

Një paciente tjetër është një vajzë shumë simpatike.

E dashur dhe zgjuar , talente në vizatim, por ajo sapo që hapet dera nuk din se kah shkon, nuk ndalet, ikë  pa orientim dhe nuk din të kthehet kurr.

Por zonjë fëmijët me autizëm janë njerëz si ne, kanë nevoj për dashuri, si ne.

Askush nuk jemi perfekt.

Ne duhet ta pranojmë njëri tjetrin ashtu si jemi.

Unë jam mjek por edhe unë jam me disa të meta, kam frikë lartësitë, dhomat e ngushta më ngulfasin,

me vallëzu nuk di, as me këndu, dhe shpesh zgjohem jerëm.

Gruaja e parë më ka lënë vetëm për arsyen se zgjohem jerëm.

Por unë kam vazhduar të jetoj, të besoj se dikujt nuk do ti pengojnë të metat e mia.

Sot kam një grua që nuk i pengojnë të metat e mia”

Na i tregoi edhe ca raste, se çfarë ka bërë kur është zgjuar jerëm,dhe na bëri të qeshim me lot.

“Ke një luftë para vehtes zonjë, por çdo përparim i fëmijës do të jetë edhe një lumturi e madhe për ty.

Ndonjëherë nuk do të mund të flesh nga lodhja e ndonjëherë nuk do të mund të flesh nga gëzimi që të fal ky fėmijë”

Kur lodhesh kërko ndihmë, ti ke vetëm dy duar, ruaju mërzisë zonjë,

vuajtja është sëmundja më e rëndë.

Leas i telefonoi i shoqi.

Unë ika lart me mjekun për të caktuar terminin e ardhshëm.

Kur hyra në dhomë, duke më dhënë letrën e terminit më tha:

“Ti mu duke më keq se kjo nënë e re, më keq se ky fëmijë që do të vie me shumë dhimbje në jetë.

Nëse nuk mvaresh nga përkthimi,atëherë leje këtë punë.

Ku shkon ti me këto dhembje….

Si ia bën për vehten tënde?”

“Nuk e lë kurr, i thash, se nuk jam vetëm përkthyese, jam një që bashkëndjejë, ngushllojë , shpresë krijoj ..

“Por do të biesh” më tha

Jo, jo, sepse e shkruaj, e ndaj anonim me të tjerët, i thash

Më përqafoi miqësisht , dhe duke qeshur më tha : “ky përqafim është vetëm për ty, mos e ndajë !”

Kur zbrita poshtë Lean e gjeta me ball të rrudhosur.

Mu duk ishte shëndrruar në një plakë.

Burri e kishte pyetur, a keni pas ndokend me këtë sëmundje, në familje.

“Harroji ato fjalë , kujtoje shkëlqimin e diellit, kështu mbushet shpirti yt me dritë, me këtë dritë shërohet fëmiu yt, luftėtari hyn në luftë sepse i beson lirisë, i thash ..”

Kan kaluar shumë vite prej atëherë.

Takova një ditë Lean me vajzën e vet, buzëqeshja e saj është buzëqeshja më e çiltër që kam pa ndojherë.

Hava Kurti Krasniqi