Situata me helmimet në Deçan: Rikthehet furnizimi me ujë, rekomandohet të mos pihet

0
57

Është rikthyer furnizimi me ujë në komunën e Deçanit, mirëpo Kompani Rajonale e Ujësjellësit dhe Kanalizimit “Hidrodrini” rekomandon që uji të mos përdoret për pije.

Vendimin e ka marrë Shtabi Emergjent i Komunës së Deçanit, të martën pasdite, pas një takimi që kishin rreth kësaj situate, thuhet në njoftimin e “Hidrodrinit”.

Vendimi vjen pasi që rezultatet e mostrave të nxjerra nga Instituti Kombëtarë për Shëndetësi Publike, duke thënë se uji ishte në pajtim me kushtet dhe standardet, njofton Klankosova.tv.

Në anën tjetër, Prokuroria e Pejës, ka njoftuar më 12 korrik se kishte nisur hetimet lidhur me shkaqet e këtij helmimi.