Cyrihu përfshihet nga një stuhi e fuqishme

0
503

Rreth orës 02:00 pas mesnate një stuhi e fuqishme e ka përfshirë gjithë kantonin e Cyrihun duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale.

Televizioni zviceran SRF raporton se stuhia e fortë kishte lëvizur në të gjithë Zvicren por fuqia ishte përqëndruar në këtë kanton.

Erërat e fuqishme ç’rrënjosen pemët dhe dëmtuan shumë shtëpi.

E po ashtu u dëmuan edhe shumë vetura.

Nga situata e jashtëzakonshme punë të madhe patën zjarrfikësit që morën mijëra thirrje në vetëm një orë.

Kjo gjendje nuk ishte parë goxha një kohë të gjatë.

Shpejtësia e stuhisë sipas raportimeve të mediave zvicerane ka arritur deri në 116 km/h.