Dua Lipa hidhet në gjyq për arsyen më të çuditshme, por *ligjërisht të mundshme*

0
679

Sipas dokumenteve të gjykatës amerikane, Dua Lipa postoi një foto të saj, shkrepur nga paparacë, “pa leje ose autorizim”. Integral Images thotë se Lipa përfitoi nga fotografia, pasi Instagrami i saj është një mjet marketingu. Kompania tani kërkon një dëmshpërblim prej $150,000 (108,000 £).

Ajo po kërkon gjithashtu një urdhër që e pengon këngëtaren nga “veprimet e mëtejshme të shkeljes, si dhe shpenzimet ligjore”. Dua e ka postuar foton (tani të fshirë) në 7 shkurt 2019, katër ditë pasi ishte shkrepur. Në foto, ylli i muzikës qëndron në radhë me biletën e avionit dhe pasaportën dhe mban një kapele të madhe. Integral Images kishte aplikuar për të regjistruar të drejtat e autorit për imazhet, dhe kërkesa u dha në 20 shkurt 2021 – sipas të dhënave nga Zyra Amerikane e të Drejtave të Autorit.

Kompania pretendon se Lipa “me vetëdije” postoi foton në mediat sociale pa leje dhe fitoi para prej asaj fotoje. Dokumentet e gjykatës të marra nga BBC pretendojnë se llogaria e saj në Instagram është “monetarizuar”.

Edhe pse shumë njerëz supozojnë se mund të postojnë një imazh në të cilin ata janë subjekt, ligji për të drejtat e autorit thotë se është fotografi ai që zotëron të drejtat, pra sado e çuditshme të tingëllojë, ligji në një farë mënyre favorizon paparacët/ fotografët.

Lipa nuk është ylli i parë që paditet për shpërndarjen e imazheve të tyre, shkrepur nga paparacë në rrjetet sociale. Histori të ngjashme kanë ndodhur me Ariana Grande, Gigi Hadid, Justin Bieber, Jennifer Lopez dhe shumë të tjerë.