Doku Fest ka shpallur filmat garues për edicionin e 20-të të festivalit

0
56

DokuFest ka shpallur sot programin e plotë të filmave të kategorive garuese për edicionin e 20-të që do të mbahet nga 6 deri më 14 gusht.

Nga një numër rekord i mbi 3,000 aplikimeve, festivali do të prezantoj 106 filma nga 60 vende të ndryshme të botës të cilët do të konkurrojnë në tetë kategori garuese, duke shfaqur disa nga dokumentarët më të mirë të filmave të shkurtë të prodhuar kohëve të fundit.

Pothuajse të gjithë filmat që do të shfaqen në festival do të kenë premierat e tyre kosovare, njofton Klankosova.tv.

“Nga përzgjedhja e pasur dhe e larmishme e filmave në konkurencë, ne jemi të kënaqur të mirëpresim një sërë kineastësh me punimet e tyre të reja dhe jemi njëlloj të entuziazmuar të prezantojmë disa nga zërat e rinj më të mirë dhe të ndritshëm të kinemasë, me filmat e tyre debutues”, thotë Veton Nurkollari, Drejtori Artistik i DokuFest-it.

DokuFest gjithashtu publikoi temën e festivalit që përmban tre fjalë, Re:set Re:mix Re:act, me një nocion qendror që në të vërtetë janë shkronjat RE në rrënjën e këtyre fjalëve.

Në sajë të përmirësimit të situatës me Covid-19 në Kosovë, të gjithë filmat në garë pritet të kenë shfaqjet e tyre në kinematë me audiencën.

Përveç programit të shpallur tashmë DokuFest feston 20 vjetorin e festivalit, të titulluar 20 For 20.