Wednesday, September 22, 2021
BallinaAnkandNga sot lejohet lëvizja dhe tregtimi i shpezëve në Kosovë

Nga sot lejohet lëvizja dhe tregtimi i shpezëve në Kosovë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar ne vlerësimet profesionale dhe ekzekutive për situatën epizootiologjike në lidhje me paraqitjen e sëmundjes Gripi i Shpezëve në Kosovë. Me sukses është menaxhuar dhe mposhtur sëmundja. Pas veprimeve të shpejta profesionale dhe me kohë, është arritur që sëmundja të menaxhohet. Rasti i fundit pozitiv i diagnostifikuar nga Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë është regjistruar me datën 20.06.2021. Tani janë plotësuar kushtet veterinare dhe afatet kohore ligjore për të liruar masat kundër sëmundjes.

Me datë 07.07.2021 është mbajtur takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Shpezëtarëve të Kosovës, jemi njoftuar për gjendjen e fermave të krijuar nga izolimi, nevojën e lejimit të lëvizjes së shpezëve nga fermat në tregje për t’u mundësuar ciklin e qarkullimit të ripopullimit të fermave me zogj. Mbi të gjitha pas vlerësimeve profesionale për situatën epizootiologjike, respektimit të afatit kohorë ligjorë nga paraqitja e rastit të fundit, AUV ka vendosur për shfuqizimin e vendimit AUV-Nr. 3927 për ndalimin e lëvizjes së shpezëve në R. e Kosovës.

Lëvizja dhe tregtimit i shpezëve duhet të bëhet gjithmonë duke respektuar rregullat për transport dhe shitje të përcaktuara me legjislacionin në fuqi. Bazuar në vendimin e AUV- Nr. 4748, nga sot lejohet lëvizja dhe tregtimi i shpezëve në gjithë territorin e R së Kosovës.

Si Agjenci e Ushqimit dhe Veterinarisë me sukses kemi arritur të ruajmë shëndetin e shpezëve në Kosovë.

- Reklama -
ARTIKUJ TË NGJAJSHËM

MË TË SHIKUARAT