Papa Françesku shtrihet në spital

0
148

Papa Françesku është hospitalizuar në Romë, për një operacion të planifikuar të zorrës së trashë.

Kështu ka bërë të ditur Vatikani, megjithatë nuk është zbuluar se kur do bëhet ndërhyrja, shkruan APP, përcjell klankosova.tv.

Vetëm tri orë më herët, Papa Françesku kishte përshëndetur me gëzim publikun në Sheshin e Shën Pjetrit në përputhje me një traditë të së dielës, dhe u tha atyre se ai do të shkojë në Hungari dhe Sllovaki në shtator.