Kurti: Shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit amerikan

0
133

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ditën e Pavarësisë.

Kurti tha se edhe Shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit amerikan.

“Në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve, partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona”.