Asgjësohet mjeti i dyshimtë në “Bregun e Diellit”, policia: Nuk ishte mjet shpërthyes

0
47

Sot gjatë ditës Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në lagjen “Bregu i Diellit” është gjetur një mjet i dyshimtë që është dukur si “mjet shpërthyes”.

Por, pas shikimit të vendit të ngjarjes ka rezultuar se nuk ka qenë mjet shpërthyes.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Nga njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese mjeti i dyshuar është asgjësuar në mënyrë të kontrolluar dhe ka rezultuar të mos jetë mjet shpërthyes”.