Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës më 19 korrik mban kuvendin për zgjedhjen e Kryetarit të Bordit dhe Anëtarëve të Bordit

0
53
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ju njofton se kuvendi për zgjedhjen e Kryetarit të Bordit dhe Anëtarëve të Bordit të AGK-së, do të mbahet më 19 korrik 2021.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ju bënë thirrje të gjithë kandidatëve për kryetar të bordit që kandidaturat e tyre t’i dërgojnë në e-mailin zyrtar të AGK-së: office@agk-ks.org, më së voni deri më 17 korrik.

Konsiderojmë se dërgimi i emrave nga kandidatët për pozitën e kryetarit / kryetares së bordit do të ndikonte në një proces zgjedhor më të shpejtë, më transparent dhe më demokratik.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës inkurajon si dhe mirëpret kandidimin e çdo gazetari / gazetareje që ka vullnet, vizion dhe përkushtim për të punuar dhe kontribuar në të mirë të organizatës dhe komunitetit të gazetarëve.

AGK u bën thirrje të gjithë redaktorëve, gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve për të marrë pjesë në kuvendin zgjedhor, ku dhe do të zgjidhen strukturat e reja drejtuese të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Për vendin dhe orën e mbajtjes së zgjedhjeve do të njoftoheni në kohë.