Asnjë i vdekur dhe 6 raste të reja me COVID-19 në 24 orë

0
52

Asnjë person me COVID-19 nuk ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Në ndërkohë janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja pozitive nga gjithsej 1.933 testime të kryera.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.325. Në total numri i rasteve aktive në vend është 166, njofton Klankosova.tv.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.975 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 170.098 doza të vaksinës. Deri më sot 37.057 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.