Testohet me megashpërthim aeroplanmbajtësja ”USS Gerald R. Ford”

0
169

Marina e SHBA vuri në provë transportuesin e ri të avionëve ”USS Gerald R. Ford” me një megashpërthim që u shfaq në radarin e Institutit Gjeofizik amerikan si një tërmet me madhësi 3,9 të shkallës Rihter.

I kryer rreth 170 kilometra larg bregut të Floridas, testimi u kap nga kamerat e marinës amerikane në një video prej rreth 60 sekondash të transmetuar edhe nga media ndërkombëtare

Testi është i pari nga tre të ashtuquajturit ”Full Ship Shock Trials” (FSST) të ”dizajnuara” për të simuluar performancën e transportuesit të avionëve në një skenar lufte.

”Pas përfundimit të testeve ‘USS Gerald R. Ford’ do t’i nënshtrohen ndërhyrjeve të modernizimit, mirëmbajtjes dhe riparimit dhe gjashtë muaj më vonë do të hyjë në shërbim”, sipas BBC.

FSST-ja e mëparshme daton që nga viti 1987, kur u vu në përdorim aeroplanmbajtësja ”USS Theodore Roosvelt”./ATSH