“Mali i Zi na ka njohur përkundër rezistencës pro-Serbe dhe pro-Ruse, nuk guxojmë të veprojmë në mënyrë të papërgjegjëshme”

0
205

Nga Vlora Çitaku

E mbaj në mend shumë mirë, njohja nga Mali i Zi ka qenë jo vetëm e rëndësishme, por edhe përcaktuese për njohjet që kanë pasuar.

Mali i Zi na ka njohur përkundër rezistencës pro-Serbe dhe pro-Ruse.

E vërteta është se me qeverinë aktuale në Mal të Zi, gjërat janë më të komplikuara seç kanë qenë më parë.

Ne nuk guxojmë të veprojmë në mënyrë të papërgjegjëshme. Çështje të tilla duhet të trajtohen me delikatesë dhe larg presionit publik.

Mali i Zi është mik i Kosovës, dhe këtë e ka dëshmuar jo vetëm me qëndrime, por edhe me vepra në momente kyçe për shtetin tonë. Është mirë të trajtomë miqtë tonë me respektin që meritojnë