Kurti këtë javë në Paris, takohet me Macron

0
45

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të udhëtojë këtë javë drejt Parisit ku do të takohet për herë të parë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Kjo u bë e ditur në takimin e djeshëm që kryeministri Kurti së bashku me zëvendës kryeministrin, Besnik Bislimi, dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj, takoi këshilltaren politike për Ballkan të Presidentit francez Emmanuel Macron, Isabelle Dumont, ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, këshilltarin në Drejtorinë e Evropës Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Guillaume Rousson, dhe këshilltarin e parë në ambasadë, Cyprien François, njofton Klankosova.tv.

Tema gjatë bisedës ishin zhvillimet politike në Kosovë, rajon e në botë, qeverisja e mirë në Kosovë, integrimet evropiane, si dhe bashkëpunimi bilateral e thellimi i marrëdhënieve në mes Kosovës e Francës.

U diskutua edhe për vizitën e fundit të Kryeministrit në Bruksel dhe për kapitullin e ri të dialogut me Serbinë.